>
LETERSISHQIP
Nehat Jahiu

Në Livadhe

Fluturat e bukura laramane,
fluturojnë tek lulet në livadhe;
Edhe qengjat kërcejnë e lodrojnë –
turren pas nënave, i përqafojnë.

Bletët enden në t’bukurin livadh,
lule më lule thithin nektar;
Fëmijët hareshëm vrapojnë –
bashkë me fluturat aty vallëzojnë.

Vërtet është bukuri, për ne gëzim,
livadhet shtruar me të bukurin qilim;
Mbushur me lule plot aromë,
zukatjet, kënga, çdo herë në jehonë.