>
LETERSISHQIP

Korabi, Dibra

Mbi fushë të Dibrës u ngrite
si një piramidë -
shtatin mbi re ngjite
para Dibrës si një sfingë.

Ç'zot ke në pëqinj
asgjë që s'përfill:
kur shkrepin rrufetë,
kur bubullin?!

Mbi fushë të Dibrës u ngrite
si një piramidë -
shtatin mbi re ngjite
dhe Dibrës i rrin si një sfingë.