>
LETERSISHQIP

Nga Grilat E Burgut

Sodis pulëbardhën e shfrenuar
liqenit që i sillet rrotull,
nga grilat e burgut, i vetëm,
plot ndjesi e mallëngjim.

Eh, moj pulëbardhë,
sa e lirë qenke në fluturim !

Nesër më dil përsëri, ashtu e dalldisur,
unë nga grilat e burgut,
ti sipër liqenit
rrotull t'i sillemi qiellit:

ti nëpërmjet fluturimit,
unë nëpërmjet meditimit.