Nexhmi Mehmeti (Poet)
Nata Zbardhi Pa Diktuar
Mbrëmë natës i bëra rojë
pritnja të më rishfaqesh Ti,
po ti s'u shfaqe moj shebojë,
çudi, ku trete asnjë yll s'e di.
Nata zbardhi pa diktuar,
yjet qiellin kishin tretur,
mëngjesi im i përgjumur
mbi qepalla më kish mbetur.
pritnja të më rishfaqesh Ti,
po ti s'u shfaqe moj shebojë,
çudi, ku trete asnjë yll s'e di.
Nata zbardhi pa diktuar,
yjet qiellin kishin tretur,
mëngjesi im i përgjumur
mbi qepalla më kish mbetur.
Komente 0