>
LETERSISHQIP

Se Ç'të Gjeta Të Urtë, O Det

sa i thellë
sa i gjerë
kurmi yt !

kurmi yt i thellë
kurmi yt i gjerë
as flet
as nget !

( vetëm hesht ).

është koha të hajë
ai nuk han,
është koha të pijë
ai nuk pin !

ç'mallë, vallë,
ç'zjarr
në kurmin tënd
flakë ka marrë ?!

( hënën e pin
me një shikim,
qiellin e nxin
me një uturim )

valët i rrahin brigjet,
po brigjet s'klithin nga sëmbimi,
deti hesht e në vete digjet-
vallë, nga dhimba apo zemërimi ?!

&

o det,
se ç'të gjeta të qetë,
të urtë,
se ç'të gjeta të butë !