>
LETERSISHQIP

Ti I Mungon Shqetësimit Tim

Në këtë grumbull të madh njerëzish
e sendesh rrethuar
në këtë mbretëri buzëqeshjesh
zgërdhirjesh
klithjesh
Ti
i mungon shqetësimit tim.

Vetëm një kujtim
i largët
i përmallshëm
etjet s'mi shuan.

Se ç'më ke mbetë
hije
se ç'më ke mbetë
vegim.