>
LETERSISHQIP

Në Bllacë

Sipas rrëfimeve të refugjatëve
Në anën e kundërt
të Bllacës
tytat e policit serb

Në këtë anë
të Bllacës
shkopinjtë e policit maqedonas

Shqiptarët
në mes të Bllacës
serbo-maqedonase

&

Në atë anë të trojeve
dhuna
e hapët

Në këtë anë të trojeve
dhuna
e maskuar

Në atë anë
krimi
serb

Në këtë anë
turpi
maqedonas