Nikolin Sh. Lëmezhi
Maja E Velës
Ti ishe pjesë e ditëve tona,
e palëvizshme në çdo stinë.
Unë gjithmonë këtu të gjej,
o Vela e Kallmetit, ti më kujton fëmijërinë!
Të shoh edhe tani madhështore dhe të bukur,
o maja më e lartë e kësaj toke të bekuar.
Ti e heshtur në shekuj na bën gjithmonë të lumtur
e zemrat drejt qiellit me ty janë lartësuar.
Në gjirin tënd diku aty është fshehur,
Kisha e madhe e shenjtes Eufemi.
Me ujin e bekuar që buron pareshtur,
ajo çdo shtegtari seç i jep freski.
Nga fshatra, qytete e nga brigjet e detit,
me gëzim brohorasin bijtë e Shqipërisë:
Bekuar qofsh ti Vela e Kallmetit,
Lavdi ndër shekuj, o Kisha e shën ‘Misë!

Blinisht (Lezhë), më 11. 07. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 86.
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 86.
Komente 0