>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Bashkësi Dashurie

Kisha është një bashkësi dashurie
në përngjasim të Trinisë së Shenjtë,
sepse edhe Trinia e Shenjtë
është një bashkësi dashurie,
madje është bashkësia e parë e dashurisë,
bashkësia prej së cilës
buron çdo bashkësi tjetër.
Secili prej nesh është një vazhdimësi
e këtij Burimi dashurie,
secili prej nesh është
një shëmbëllesë origjinale e kësaj bashkësie.
Jemi të thirrur të rrezatojmë Trininë e Shenjtë,
jemi të thirrur të përhapim
këtë zjarr dashurie mbi tokë,
këtë zjarr dashurie që është i ndezur
që nga Përjetësia në Zemrën e Trinisë së Shenjtë.
S’ka plagë që nuk shërohet,
s’ka vuajtje që nuk merr kuptim,
për ata që janë në Zemrën e Trinisë,
për ata që qëndrojnë në vullnetin e Zotit.
Shkodër, më 19. 07. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 111.