>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Grimca Jete

I varfëri nuk ka nevojë për varëse të arta,
por për një copë bukë.

Jepi gjithkujt sipas urisë që ka
dhe jo sipas pasurisë sate!

Edhe ti prano çfarë të të japin,
sepse gjithkush jep nga ajo që ka!

Jeto në paqe dhe i kënaqur për gjithçka që të ka ndodhur,
sepse kjo është lumturia e vërtetë!

Të gjithë e kanë gëzimin e plotë,
por shumë jetojnë në trishtim, sepse nuk e dinë që e kanë.

Ç’mëkat i rëndë për njeriun që lind i ditur
dhe vdes i paditur!
Shkodër, më 03. 12. 2023

DËRGOI: