Nikolin Sh. Lëmezhi
Vëllezërve Të Mi Lekës E Bardhokut
Vëllezërve Lekës e Bardhokut
me rastin e martesës së tyre: 19 e 20 shtator 1993
Sa jam i kënaqur,
shpirti seç më gëzohet.
Sepse në këtë ditë,
vëllai im martohet.
Të kemi hare,
të gëzojmë këtë ditë.
Se dhëndrin kemi Bardh
e nusen kemi Dritë.
Kënaqem kur shoh,
nusen kaq të bukur,
e dhëndrin përkrah,
që rri si më i lumtur.
Pa shikoni nusen,
plot me hijeshi.
Flokët të gjatë,
sytë si rrush të zi.
Vetullat e holla,
trupin për merak.
Fytyrën të bukur,
si të ishte zambak.
Faqet porsi mollë,
e bukur me të vërtetë.
Punëtore sa s’ka,
si të ishte bletë.
Sa i mirë dhëndri,
artist me të vërtetë.
Qoftë me të mbara,
sa të ketë jetë!
Ndaj dhe kur e shoh,
gjithë këtë mrekulli.
Them: "U trashëgofshin!",
"Paçin lumturi!".
Gëzoni, o prindër,
gëzoni për fëmijët,
që porsi zambakë,
me vuajtje i rritët!
Të jeni të lumtur,
të gëzoni pa kufi,
për nusen punëtore,
për dhëndrin si flori!
Uroj në pafundësi,
çiftin e ri:
Pastë gjithmonë fat,
jetë me lumturi!
Për të gjithë jetën,
jetofshi të lumtur,
vëllai im i shtrenjtë,
me nusen e bukur!
O çifti i ri,
mbarë gjithmonë të shkoni,
që në këtë ditë
e gjer sa të jetoni!
Të jeni me besë,
ju them edhe vetë!
Lidhjen që e bëtë,
ta mbani përjetë!
Vëllai im i dashur,
jeta u shkoftë n’gëzime!
Nga vëlla Nikolini,
ke mijëra urime,
gjithnjë trashëgime!
O çifti i ri,
me të mira plot,
jetofshi të lumtur,
përjetë e mot!
Dhe qofshi të bekuar,
nga i madhi Zot!
me rastin e martesës së tyre: 19 e 20 shtator 1993
Sa jam i kënaqur,
shpirti seç më gëzohet.
Sepse në këtë ditë,
vëllai im martohet.
Të kemi hare,
të gëzojmë këtë ditë.
Se dhëndrin kemi Bardh
e nusen kemi Dritë.
Kënaqem kur shoh,
nusen kaq të bukur,
e dhëndrin përkrah,
që rri si më i lumtur.
Pa shikoni nusen,
plot me hijeshi.
Flokët të gjatë,
sytë si rrush të zi.
Vetullat e holla,
trupin për merak.
Fytyrën të bukur,
si të ishte zambak.
Faqet porsi mollë,
e bukur me të vërtetë.
Punëtore sa s’ka,
si të ishte bletë.
Sa i mirë dhëndri,
artist me të vërtetë.
Qoftë me të mbara,
sa të ketë jetë!
Ndaj dhe kur e shoh,
gjithë këtë mrekulli.
Them: "U trashëgofshin!",
"Paçin lumturi!".
Gëzoni, o prindër,
gëzoni për fëmijët,
që porsi zambakë,
me vuajtje i rritët!
Të jeni të lumtur,
të gëzoni pa kufi,
për nusen punëtore,
për dhëndrin si flori!
Uroj në pafundësi,
çiftin e ri:
Pastë gjithmonë fat,
jetë me lumturi!
Për të gjithë jetën,
jetofshi të lumtur,
vëllai im i shtrenjtë,
me nusen e bukur!
O çifti i ri,
mbarë gjithmonë të shkoni,
që në këtë ditë
e gjer sa të jetoni!
Të jeni me besë,
ju them edhe vetë!
Lidhjen që e bëtë,
ta mbani përjetë!
Vëllai im i dashur,
jeta u shkoftë n’gëzime!
Nga vëlla Nikolini,
ke mijëra urime,
gjithnjë trashëgime!
O çifti i ri,
me të mira plot,
jetofshi të lumtur,
përjetë e mot!
Dhe qofshi të bekuar,
nga i madhi Zot!
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Pastërtia
- Në Shtëpinë E Atit Tim
- Irma, Shkëndijë Për Një Botë Të Re
- Flutura
- Dashuri Në Shkodër...
- Ati, Takimi, Frytet
- Të Sotmen Jetoj
- Emri Yt, O Atë
- Shoshitje
- ...Do Të Quhet Udha E Shenjtë
- Lutje Për Zgjim
- Heshtja Është Gjithmonë Më E Mira!
- Heshtja Që E Dua
- Këndo Hareshëm, Bija E Sionit...!
- Të Ndryshëm... E Të Bashkuar
- Lajmi Më I Mirë
Komente 0