>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Heshtja Është Gjithmonë Më E Mira!

Kur nuk kupton,
Heshtja është më e mira;
kur kupton gjëra të reja,
Heshtja është më e mira;
kur ngrihesh e kur bie për të fjetur,
Heshtja është më e mira;
në udhëtim e në kthim,
Heshtja është më e mira;
kur e ndien fort nevojën për të folur,
Heshtja është më e mira;
kur mendon se ti ke të drejtë,
Heshtja është më e mira;
kur mendon se ti e ke zgjidhjen,
Heshtja është më e mira;
kur të plagosin,
Heshtja është më e mira;
kur të rrethojnë padrejtësitë,
Heshtja është më e mira;
në persekutime,
Heshtja është më e mira;
në punët e përditshme,
Heshtja është më e mira;
kur nuk të kuptojnë,
Heshtja është më e mira;
Heshtja, pra,
është gjithmonë më e mira!
Cetraro (Cs), më 20. 07. 2023