>
LETERSISHQIP

Fëmijëzit E Mi

Po m’lindin bij e bija çdo ditë,
që kalojnë me gëzim nga terri në dritë.
Oh, sa shumë i dua unë fëmijët e mi,
se më erdhën në Jetë me mund e dashuri!

Ta dish, o Atë, se i dua si askënd,
prandaj të lutem: Ruaji në Emrin tënd!
Edhe vetë do t’i ruaj ata që Ti m’i dhe,
që të jenë Një, siç jemi edhe ne.

Ata për mua janë Fytyra jote më e bukur,
prandaj e ndiej se më kanë bërë të lumtur.
Sepse tashmë janë familja ime e re,
në Dashuri, në Shpresë e në të lumen Fe.

Kështu dorë për dore do ecim përgjithmon’,
në Tokën e Shenjtë, ku Ti vetë banon.
Dhe që jeta e askujt të mos shkojë e kotë,
të gjithë do t’i ftojmë në gëzimin e plotë.
Shkodër, më 28. 11. 2023

DËRGOI: