>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Një Jetë Për Dashuri...

kushtuar shenjtes Paola Frassinetti
Lartësohet nga zemra ime,
një himn plot lavdi,
për jetën tënde Paola
e konsumuar për Dashuri.

Që e vogël ke provuar
kryqe e mundime.
E të gjithëve iu ke dhuruar
buzëqeshje e gëzime.

E shpejtë në vepër,
në "varfëri" e "vogëlsi",
ti ke bashkëpunuar
për të madhen Mbretëri.

E butë dhe e heshtur
në jetë shumë guximtare.
Ishe një punëtore
e madhe misionare.

E rrënjosur në Hyjin
kaq përvujtërisht.
Në çdo gjë iu dhurove
të lumit Jezu Krisht.

Tani nga Parajsa,
siç bëje këtu:
Na merr për dore
ne bijve të tu!

Në fund të lutemi,
të bekosh botën mbar’:
O shenjte xhenoveze
dhe gjithë popullin shqiptar!
Vau-Dejës, 24. 12. 2008