Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkolla e Heshtjes
"Ku ta gjej atë që të m’i vërë gojës sime rojën
e buzëve të mia vulën e maturisë,
që të mos gaboj me to e të mos më bjerrë gjuha ime?".
(Sir. 22, 33)
Gjuhën e Heshtjes
është e domosdoshme ta mësojnë të gjithë.
Nuk është kurrë vonë
që ajo të mësohet!
Nëse keni mësuar gjuhën e Heshtjes
do të thotë se keni mësuar të jeni të lumtur.
Nëse akoma nuk e keni mësuar,
përpiquni medeomos të shkoni në shkollën e saj,
që ta mësoni sa më parë!
Lini për momentin të gjitha shkollat e tjera
dhe futuni në shkollën e Heshtjes
sepse ajo është e para që duhet të njihet!
Pasi ta keni mësuar vetë
bëhuni mësues të Heshtjes për të tjerët!
Sa e bukur gjuha e Heshtjes,
pa të nuk mund të flitet as gjuha e Dashurisë!
Edhe pastërtia e zemrës është e dobishme
për ta përvetësuar Heshtjen.

Shkodër, më 12. 03. 2024
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Një Vend Ku Dhimbja S’mund Të Prekë...
- Atë-Abbà
- Gjithçka Shkon Mirë
- Ndalu Pak!
- Jetoj Për Atin Dhe Vëllezërit E Mi
- S'të Vranë Ty…
- Si Dielli
- Burim I Provanisë
- Një Ngjarje Në Tokë… Dhe Jo Vetëm Kaq
- Meditim, Rrëfim, Plotësi!
- A Thue Duhet Shufër…?
- Shënime Shpirtërore
- Burimi
- A Mos Duhet Shkop…?
- Shën Shtjefni
- Zoti Dhe Heshtja
Komente 2