Nikolin Sh. Lëmezhi
Një Vend Ku Dhimbja S’mund Të Prekë...
Mos bëni sforcime, as mos bartni pesha të kota!
Mos u mundoni për të ndërruar zemrën tuaj,
as për të ndryshuar botën,
sepse është një rrugë e bukur dhe e qetë,
një burim që të çon në Jetë!
Është Ati Qiellor që ju pret në një Takim,
me krahët gjithmonë hapur për një përqafim.
Në Zemrën e tij ka një vend,
një pikë ku dhimbja nuk mund të prekë askënd.
Kërkoni Atin Qiellor, veç Atë takoni,
vetëm kështu botën do ta zbukuroni!
Veç n’Takim me Atin që mbush plot me gëzim
edhe zemra juaj do t’pësojë ndryshim!
Me Atin që ju do pafundësisht si askush,
seç horizonte t’reja do hapen para jush!

Shkodër, më 11 mars 2024
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Atë-Abbà
- Gjithçka Shkon Mirë
- Ndalu Pak!
- Jetoj Për Atin Dhe Vëllezërit E Mi
- S'të Vranë Ty…
- Si Dielli
- Burim I Provanisë
- Një Ngjarje Në Tokë… Dhe Jo Vetëm Kaq
- Meditim, Rrëfim, Plotësi!
- A Thue Duhet Shufër…?
- Shënime Shpirtërore
- Burimi
- A Mos Duhet Shkop…?
- O Heshtje Që Më Mbron!
- Një P Që Bëhet Program
- Shkolla e Heshtjes
Komente 0