Nikolin Sh. Lëmezhi
I Përqendruar Në Një Pikë
Nuk do të lejoj
të pushtohem nga ankthi i nxitimit,
as nga shigjetat që më vijnë
nga brenda e nga jashtë.
Do të vazhdoj të rrjedh
porsi lumi në shtratin e vet
i përqendruar në një Pikë të vetme.
Rreth Saj do të sillem,
porsi Hëna rreth Dielllit.
E do të mësoj çdo ditë,
siç mëson nxënësi,
gjuhën e shenjtë të Heshtjes;
e do të studioj përvujtërisht
shenjat dhe ngjarjet e jetës,
që të tërheq ëmbëlsisht
vëllezërit e motrat e mia
në Rrugën e vetme të Lumturisë;
e do të burojë një lutje
prej meje vazhdimisht:
Më mëso, o Atë,
Fytyrën tënde fëmijëve të tu t’ua zbuloj,
që ata, së bashku me mua,
ta kemi gëzimin në ne,
e gëzimi ynë të jetë i plotë!
të pushtohem nga ankthi i nxitimit,
as nga shigjetat që më vijnë
nga brenda e nga jashtë.
Do të vazhdoj të rrjedh
porsi lumi në shtratin e vet
i përqendruar në një Pikë të vetme.
Rreth Saj do të sillem,
porsi Hëna rreth Dielllit.
E do të mësoj çdo ditë,
siç mëson nxënësi,
gjuhën e shenjtë të Heshtjes;
e do të studioj përvujtërisht
shenjat dhe ngjarjet e jetës,
që të tërheq ëmbëlsisht
vëllezërit e motrat e mia
në Rrugën e vetme të Lumturisë;
e do të burojë një lutje
prej meje vazhdimisht:
Më mëso, o Atë,
Fytyrën tënde fëmijëve të tu t’ua zbuloj,
që ata, së bashku me mua,
ta kemi gëzimin në ne,
e gëzimi ynë të jetë i plotë!
Shkodër, më 23. 10. 2023
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Dedikim...
- Zoti Dhe Heshtja
- Shën Shtjefni
- Shkolla e Heshtjes
- Një Vend Ku Dhimbja S’mund Të Prekë...
- Atë-Abbà
- Gjithçka Shkon Mirë
- Ndalu Pak!
- Jetoj Për Atin Dhe Vëllezërit E Mi
- S'të Vranë Ty…
- Si Dielli
- Burim I Provanisë
- Një Ngjarje Në Tokë… Dhe Jo Vetëm Kaq
- Meditim, Rrëfim, Plotësi!
- Një Jetë Për Dashuri...
- Dialog Me Vetveten 2
Komente 0