>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Shën Shtjefni

Kushtuar Shën Shtjefnit Martirit të Parë, Pajtor i Famullisë së Blinishtit të Lezhës dhe i Blinishtit të Mirditës.

Të vranë me gurë,
o Krisht ki mëshirë!
Dhe ti i fale,
si vëlla i mirë.

Le të buçasë zëri,
i fortë si rrufe:
O shën Shtjefni,
lutu për ne!

Shih dhimbjet tona,
lut Zot e Zojë!
Sot bota jonë,
për lutje ka nevojë.

Pajtori ynë,
martir për fe.
Nga Qielli i shenjtë,
lutu për ne!
Blinisht (Lezhë), më 02. 08. 1993