Nikolin Sh. Lëmezhi
Lidhje Që Liron
Për pak çaste, larg trupit e mendjes,
kam gjetur pushim
brenda shpirtit tim.
Do të lundroj në këtë kthjelltësi
e do të zhytem gjithnjë e më thellë
derisa të shoh qartë Atin.
Do të lejoj të tërhiqem nga ai shikim,
siç tërhiqet lehtë
një copë hekuri nga magneti.
Forca jote tërheqëse, o Atë,
është gjithë kjo liri,
gjithë kjo paqe, që po përjetoj këtu!
Unë e ndiej këtë tërheqje,
por edhe sikur shqisat e mia nuk do ta perceptojnë,
e di mirë se Ti je.
E do të lejoj
të më tërheqësh prapë,
o Atë!
Lidhja me Ty
është e vetmja lidhje që nuk robëron,
por liron;
nuk verbon, por ndriçon;
nuk lëndon, por shëron;
nuk huton, por zgjon!
Sa e bukur kjo tërheqje, o Atë!
Shpirti im ka nevojë për Ty!
kam gjetur pushim
brenda shpirtit tim.
Do të lundroj në këtë kthjelltësi
e do të zhytem gjithnjë e më thellë
derisa të shoh qartë Atin.
Do të lejoj të tërhiqem nga ai shikim,
siç tërhiqet lehtë
një copë hekuri nga magneti.
Forca jote tërheqëse, o Atë,
është gjithë kjo liri,
gjithë kjo paqe, që po përjetoj këtu!
Unë e ndiej këtë tërheqje,
por edhe sikur shqisat e mia nuk do ta perceptojnë,
e di mirë se Ti je.
E do të lejoj
të më tërheqësh prapë,
o Atë!
Lidhja me Ty
është e vetmja lidhje që nuk robëron,
por liron;
nuk verbon, por ndriçon;
nuk lëndon, por shëron;
nuk huton, por zgjon!
Sa e bukur kjo tërheqje, o Atë!
Shpirti im ka nevojë për Ty!
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0