Nikolin Sh. Lëmezhi
Dialog Me Vetveten 2
...shtriva dorën atë mëngjes prilli.
M’u duk sikur e preka.
E preka apo nuk e preka?
Mbase jam në gjumë
dhe ëndërroj të jem në gjumë!
Përpara meje kjo lëndinë
është e mrekullueshme, magjepsëse!
O Zot!
Mos vallë jam në një botë çudirash,
ku nuk dëgjohen të qara,
por vetëm të qeshura?
E unë tani çfarë po bëj:
Po qaj apo po qesh?
Tani po qesh
dhe po fluturoj si zog i lirë,
si shpirt engjëllor në hapësirat qiellore.
Ç’mister i pakuptueshëm:
Në lumturi mund të vuaj
e në vuajtje mund të jem i lumtur!
Vuaj, por jam i lirë!
Në ekstazën e këndshme
të atyre çasteve,
ca rreze paqeje ranë mbi shpirtin tim.
Më duket sikur ëndërroj,
megjithëse e di se nuk jam në ëndërr
dhe në ëndrrën time
bashkohen ëndërrime të reja...
Ëndërrime që hapin dyer gëzimi!
Nikolin Sh. Lëmezhi
M’u duk sikur e preka.
E preka apo nuk e preka?
Mbase jam në gjumë
dhe ëndërroj të jem në gjumë!
Përpara meje kjo lëndinë
është e mrekullueshme, magjepsëse!
O Zot!
Mos vallë jam në një botë çudirash,
ku nuk dëgjohen të qara,
por vetëm të qeshura?
E unë tani çfarë po bëj:
Po qaj apo po qesh?
Tani po qesh
dhe po fluturoj si zog i lirë,
si shpirt engjëllor në hapësirat qiellore.
Ç’mister i pakuptueshëm:
Në lumturi mund të vuaj
e në vuajtje mund të jem i lumtur!
Vuaj, por jam i lirë!
Në ekstazën e këndshme
të atyre çasteve,
ca rreze paqeje ranë mbi shpirtin tim.
Më duket sikur ëndërroj,
megjithëse e di se nuk jam në ëndërr
dhe në ëndrrën time
bashkohen ëndërrime të reja...
Ëndërrime që hapin dyer gëzimi!
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shënkoll, më 05. 10. 1995
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Një Jetë Për Dashuri...
- I Përqendruar Në Një Pikë
- Dedikim...
- Zoti Dhe Heshtja
- Shën Shtjefni
- Shkolla e Heshtjes
- Një Vend Ku Dhimbja S’mund Të Prekë...
- Atë-Abbà
- Gjithçka Shkon Mirë
- Ndalu Pak!
- Jetoj Për Atin Dhe Vëllezërit E Mi
- S'të Vranë Ty…
- Si Dielli
- Burim I Provanisë
- Një Ngjarje Në Tokë… Dhe Jo Vetëm Kaq
- Meditim, Rrëfim, Plotësi!
Komente 0