>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Besueshmëri

Besueshmëria është baza:
Ajo për zemrën e njeriut
është si shiu në Pranverë,
që jep fryt
në kohën e vet.

Pasi ta fitosh zemrën e vëllait,
bashkë me të mund ta fitosh gjithë botën.

Sidoqoftë, asgjë s’të duhet
po ta fitosh gjithë botën,
nëse vëllai nuk është me ty.

Me të drejtë Mësuesi tha:
"Pra, nëse e sjell dhuratën tënde
për ta kushtuar në lter
e aty të bie në mend se yt vëlla ka diçka kundër teje,
lëre dhuratën tënde aty para lterit,
shko e pajtohu më parë me vëllanë tënd
e pastaj eja e kushtoje dhuratën tënde!??.
Mt. 5, 23˗24.

Shkodër, nëntor 2023