Nikolin Sh. Lëmezhi
Si Të Varfërit E Të Gjitha Kohëve
Kam lindur në një familje të varfër,
ku kryefjala ishte
gëzimi dhe Dashuria;
jam rritur në një fshat të varfër,
ku gjithçka ishte
bashkimi dhe Harmonia;
jam edukuar nga një Kishë e varfër,
ku në qendër
është Ati dhe Mbretëria;
akoma jetoj, si gjithmonë i varfër,
por në shpirtin tim
mbretëron Lumturia.
Në lutjen time
sytë i ngre lart,
oh sa ëmbëlsisht më buzëqesh lavdia.
ku kryefjala ishte
gëzimi dhe Dashuria;
jam rritur në një fshat të varfër,
ku gjithçka ishte
bashkimi dhe Harmonia;
jam edukuar nga një Kishë e varfër,
ku në qendër
është Ati dhe Mbretëria;
akoma jetoj, si gjithmonë i varfër,
por në shpirtin tim
mbretëron Lumturia.
Në lutjen time
sytë i ngre lart,
oh sa ëmbëlsisht më buzëqesh lavdia.
Shkodër, më 26. 07. 2023
Zgjidhni me sa yje do votoni
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0