Nikolin Sh. Lëmezhi
Me Atin E Me Vëllezërit
Jemi në ecje,
jo vetëm, por në grup.
Frymëzimet e njërit
janë frymëzim për të gjithë,
rëniet e njërit janë rënie për të gjithë.
Oh, sikur ta kuptonim
se jemi një trup i vetëm!
Jemi një Vëllazëri
e mbledhur nga Ati Qiellor
të bashkuar në të njëjtin Shpirt,
dorë për dorë me Atin
e me njëri˗tjetrin.
Lufta e njërit
është lufta e Atit
dhe luftë e gjithë Vëllazërisë,
Paqja e njërit është Paqe e Atit
dhe e gjithë Vëllazërisë.
Në fundin e jetës,
siç pyeti Kainin,
Ati do të na bëjë vetëm një pyetje:
Ku është vëllai yt?
Ku janë vëllezërit e tu?
Do të qëndroj në Heshtje,
në Shtëpinë tënde,
në këtë Lumturi të pafund
e "Për dashuri të vëllezërve të mi
do të them: Paqja me ty!". (Ps. 122, 8).
jo vetëm, por në grup.
Frymëzimet e njërit
janë frymëzim për të gjithë,
rëniet e njërit janë rënie për të gjithë.
Oh, sikur ta kuptonim
se jemi një trup i vetëm!
Jemi një Vëllazëri
e mbledhur nga Ati Qiellor
të bashkuar në të njëjtin Shpirt,
dorë për dorë me Atin
e me njëri˗tjetrin.
Lufta e njërit
është lufta e Atit
dhe luftë e gjithë Vëllazërisë,
Paqja e njërit është Paqe e Atit
dhe e gjithë Vëllazërisë.
Në fundin e jetës,
siç pyeti Kainin,
Ati do të na bëjë vetëm një pyetje:
Ku është vëllai yt?
Ku janë vëllezërit e tu?
Do të qëndroj në Heshtje,
në Shtëpinë tënde,
në këtë Lumturi të pafund
e "Për dashuri të vëllezërve të mi
do të them: Paqja me ty!". (Ps. 122, 8).
Cetraro (Cs), më 20. 07. 2023
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
- Dialog Me Vetveten 2
- Një Jetë Për Dashuri...
- I Përqendruar Në Një Pikë
- Dedikim...
- Zoti Dhe Heshtja
- Shën Shtjefni
- Shkolla e Heshtjes
- Një Vend Ku Dhimbja S’mund Të Prekë...
- Atë-Abbà
- Gjithçka Shkon Mirë
- Ndalu Pak!
- Jetoj Për Atin Dhe Vëllezërit E Mi
- S'të Vranë Ty…
- Si Dielli
- Burim I Provanisë
- Një Ngjarje Në Tokë… Dhe Jo Vetëm Kaq
Komente 0