>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Kryesorja

Të rri në Heshtje
vetëm me Ty, o Atë.
Në Ty kam gjetur vetveten
dhe jeta ime ka kuptim.
Sa shumë jam endur
e kam vuajtur
që ta kuptoj këtë.
Duhej kaq pak,
se Ti ishe gjithmonë brenda meje
dhe më joshje
ashtu siç di Ti.
Më në fund
Ti fitove
mbi çdo rezistencë
prandaj tani jam i lumtur
me atë lumturi të patëmetë,
që vjen vetëm prej Teje!
Bardhanjor (Shkodër), më 06. 08. 2023