Nikolin Sh. Lëmezhi
Harro, Që Të Jetosh!
Është bukur, oh sa bukur të kujtosh,
ato mbrëmje të ftohta e të gjata!
Përreth zjarrit bubulak e kuqalosh,
kur tokën ëmbëlsisht e mbulonte nata.
Është bukur, oh sa bukur të kujtosh,
bisedat e burrave të thinjur plot mend!
Kur për shtëpinë, fshatin e fatet e Atdheut,
ashtu gjithë gëzim mblidheshin në kuvend.
Është bukur, oh sa bukur të kujtosh,
gratë e atëhershme plot hare dhe Hir’.
Që luftuan tok me burrat, për lirinë e Kombit,
e në Heshtje u flijuan për një jetë më të mir’.
Shumë shpejt kalon koha, porsi retë e qiellit,
dhe prej askujt nuk mund të ndalet ajo.
E njerëzit me tokën prapë sillen rreth Diellit,
harrojnë se çmenduria i shoqëron kudo.
Dhe kohët e lashta, ato kohë, o Zot,
është bukur dhe lehtë, pra, t’i kujtosh,
por kohët moderne, ku u mbytëm ne sot,
është vështirë t’i falësh e t’i harrosh!
Prandaj, kërkoi rrënjët e tua, o njeri,
kujto atë çfarë duhet kujtuar!
Mëso të jetosh i zhytur në Mirësi,
harroi kujtimet që të bëjnë të trishtuar!
Vërtet mjaft e bukur është kujtesa,
se ajo ngjall mall e Dashuri.
Por gjithmonë më i bukur mbetet "harrimi",
sepse ai të bën më tepër njeri.
E Jeta ëmbëlsisht më pëshpërit: "Harro!",
nëse dëshiron zemrën ta gëzosh.
Që lumturia të të ndjekë ngado:
Harro, biri im, e vazhdo të jetosh!

Shënkoll (Lezhë), më 20. 04. 1996
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0