>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Gjuha E Heshtjes

Kur Heshtja flet,
pëshpërit me ngrohtësi.
Në çdo derë troket,
me shumë dashuri!

Nga zhurmat e shumta,
ka që nuk dëgjojnë,
zërin e saj,
e shumë shpejt sharrojnë.

Gjuha e Heshtjes,
e Heshtjes së vërtetë.
Kur mësohet mirë,
të mbush plot me Jetë!

Pushoni pak, o njerëz,
është koha e magjepsjes,
të lirë nga çdo zhurmë,
të dëgjojmë zërin e Heshtjes!
Shkodër, më 29. 10. 2023