Nikolin Sh. Lëmezhi
Apostulli I Gëzimit
Apostulli i gëzimit,
më së pari është vetë i gëzuar,
pastaj lutet
që të ketë apostuj të tjerë gëzimi
dhe është gjithmonë i gatshëm
për të promuovuar
një kulturë gëzimi!
Apostulli i gëzimit
e di mirë se për ta pasur gëzimin e plotë
nuk duhet të reagojë me fjalë
ndaj provokimeve,
por duhet të përgjigjet me Heshtje.
Apostulli i gëzimit e di mirë
se gëzimi autentik, i qëndrueshëm dhe i plotë
ushqehet me lutje:
karburanti i gëzimit është lutja!
Apostulli është i gatshëm të jetojë me gëzim
në çdo stinë të vitit:
edhe kur ka shi, breshër, borë dhe stuhi.
Çdo stinë dhe situatë
është e favorshme për Apostullin
që të jetojë në gëzim të plotë:
Ai është krijues dhe shkaktar gëzimi vazhdimisht!
Apostulli i studion mënyrat
për të qenë në gëzim të plotë!
Ai e ka kuptuar se gëzimi i plotë
është në kryerjen e Vullnetit të Atit Qiellor
në çastin e pranishëm dhe nuk hutohet!
Më në fund Apostulli i gëzimit,
për të qenë i tillë,
angazhohet seriozisht
që të mos bëjë asnjë kompromis me mëkatin
e me të keqen!
më së pari është vetë i gëzuar,
pastaj lutet
që të ketë apostuj të tjerë gëzimi
dhe është gjithmonë i gatshëm
për të promuovuar
një kulturë gëzimi!
Apostulli i gëzimit
e di mirë se për ta pasur gëzimin e plotë
nuk duhet të reagojë me fjalë
ndaj provokimeve,
por duhet të përgjigjet me Heshtje.
Apostulli i gëzimit e di mirë
se gëzimi autentik, i qëndrueshëm dhe i plotë
ushqehet me lutje:
karburanti i gëzimit është lutja!
Apostulli është i gatshëm të jetojë me gëzim
në çdo stinë të vitit:
edhe kur ka shi, breshër, borë dhe stuhi.
Çdo stinë dhe situatë
është e favorshme për Apostullin
që të jetojë në gëzim të plotë:
Ai është krijues dhe shkaktar gëzimi vazhdimisht!
Apostulli i studion mënyrat
për të qenë në gëzim të plotë!
Ai e ka kuptuar se gëzimi i plotë
është në kryerjen e Vullnetit të Atit Qiellor
në çastin e pranishëm dhe nuk hutohet!
Më në fund Apostulli i gëzimit,
për të qenë i tillë,
angazhohet seriozisht
që të mos bëjë asnjë kompromis me mëkatin
e me të keqen!
Shkodër, më 17. 11. 2023
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0