>
LETERSISHQIP

Ati, Heshtja Dhe Dashuria

“Nëse ndokush më do, ai do të ma mbajë fjalën,
Ati im do ta dojë, tek ai do të vijmë
dhe tek ai do të banojmë”. (Gjn. 14, 23)

Ati banon
në Heshtjen e përjetshme,
i kupton të gjitha gjuhët,
por flet vetëm
atë të Dashurisë.

Prandaj, o njeri,
nëse dëshiron
të jesh vërtet i lumtur,
rri me Atin, në Heshtje,
e mëso Dashurinë!

Dhe do të të mjaftojnë
ty,
Ati,
Heshtja
dhe Dashuria!

Sa bukur
në këtë Heshtje
mbushur me Dashuri
jetoj më se i lumtur
me Ty, o Atë!
Shkodër, më 22. 11. 2022

DËRGOI: