>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Në Kryq...

"Doni armiqtë tuaj...!". (Jezusi)

I heshtur qëndroj, në këtë botë të ashpër,
i zhytur në dilemën: "Të rri apo të ik?".
Dhe shoh se panjerëzia e njerëzve
"të çakërdisur",
më quajti armik.

Më vranë, e nuk ua mora për të keq,
i fala, e nga dhembja, nuk durova dot.
U luta për ata, që s’dinë se çfarë bëjnë,
përpara se të vdisja,
thashë: "Fali, o Zot!".

Por ja, që ju e mbyllët zemrën,
si statuja idhujsh të gdhendura në gur,
por unë i dënuar nga vendimi juaj
"i pandërgjegjshëm",
të vërtetën të thur.

Tashmë, mjaft mirë e njoha tradhëtinë
dhe me liri në shpirt, vendosa të mos ik.
Unë nga ai çast, përqafova vuajtjen,
"Kryqin",
që në jetë, është më i madhi mik.
Shënkoll (Lezhë), më 14. 11. 1995