Nikolin Sh. Lëmezhi
Çështje Zemre
"...humnerë është njeriu,
greminë zemra e tij!". (Psalmi 63, 7)
Çështja është se me çfarë
e mbush jetën tënde,
jo çfarë dhuron nga jeta jote!
Siç është burimi
ashtu do jetë gjithë rrjedha.
Sepse njeriu dhuron atë me të cilën
e ka mbushur zemrën e vet.
Mos ua merrni për keq njerëzve!
Ata japin çfarë kanë:
Dikush trishtim, një tjetër gëzim;
dikush urrejtje, një tjetër dashuri;
dikush boshllëk, një tjetër plotësi;
dikush terr, një tjetër dritë;
dikush vdekje, një tjetër jetë;
dikush mëkat, një tjetër Hir!
Ka asish që duan luftën,
të tjerë duan Paqen!
Mos kini frikë nga Dashuria:
Ajo gjithmonë e përjashton frikën
e nuk i bën dëm askujt dhe asnjëherë!
greminë zemra e tij!". (Psalmi 63, 7)
Çështja është se me çfarë
e mbush jetën tënde,
jo çfarë dhuron nga jeta jote!
Siç është burimi
ashtu do jetë gjithë rrjedha.
Sepse njeriu dhuron atë me të cilën
e ka mbushur zemrën e vet.
Mos ua merrni për keq njerëzve!
Ata japin çfarë kanë:
Dikush trishtim, një tjetër gëzim;
dikush urrejtje, një tjetër dashuri;
dikush boshllëk, një tjetër plotësi;
dikush terr, një tjetër dritë;
dikush vdekje, një tjetër jetë;
dikush mëkat, një tjetër Hir!
Ka asish që duan luftën,
të tjerë duan Paqen!
Mos kini frikë nga Dashuria:
Ajo gjithmonë e përjashton frikën
e nuk i bën dëm askujt dhe asnjëherë!
Shkodër, më 11. 12. 2023
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 1