>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Sa I Ëmbël Ky Pranim!

"Ani, le të shkojë në vend Shkrimi shenjt!". (Marku 14, 49)

Gjithçka duhej të ndodhte
që të përmbusheshin Shkrimet.
Vetëm Paqe ka në shpirtin tim.
Do të vazhdoj të jetoj
për një kohë të gjatë në këtë Paqe.

S’kam frikë,
sepse gjithçka që do të ndodhë
e ka një kuptim
dhe gjendet në Shkrim.

Prandaj, me një shpirt të ri,
pranoj gjithçka
me Paqe e me Dashuri.
Oh, sa i ëmbël ky pranim,
o Atë i shenjtë, o Zoti im!
Shkodër, më 11. 12. 2022