>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Gjërat Që Nuk Thuhen

Ka gjëra
që nuk shprehen dot me fjalë.

Prandaj thuhet:
Veprat flasin vetë!

Megjithatë, edhe veprat,
nuk kuptohen, përveçse në Heshtje.

Në fund
duhet të zbatohet sentenca e Mësuesit:

"Ashtu të shndrisë edhe drita juaj para njerëzve,
që t’i shohin veprat tuaja të mira...". (Mt. 5, 16).
Shkodër, më 22. 10. 2023