>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Dashuri, Drejtësi E Mëshirë

Ai që drejton,
nëse s’gabon.
Nga Zoti shpërblehet,
me çdo mirësi.
Sepse, Ai vetë
është dashuri.

Ai që drejton,
nëse gabon.
Nga Zoti gjykohet
me rreptësi.
Sepse, Ai vetë
është drejtësi.

E nëse pendohet,
ai që gabon,
shpirtin e shpëton.
Se Zoti është falje
dhe nuk ka kufi
mëshira e Tij.
Shkodër, Nëntor 1996