>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Unë Shoh Mbretin

Unë shoh Mbretin
në këtë Takim,
e s’ka asnjë të metë
në gjithë këtë gëzim.

O Atë Qiellor, Ti seç më lirove,
nga çdo gjë e kotë
e shpirtin ma shërove
me një lumturi të plotë!
Shkodër, më 08. 10. 2023