>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Të Jetoj Si Ti!

"Po qe se kripa prishet,
me çka mund të kripet?". (Mateu 5, 13)

Jo vetëm do të lutem
me stilin tënd,
o Jezus,
por edhe do të jetoj,
sipas stilit tënd,
në gjithçka,
gjersa të mund të rrezatoj,
asgjë tjetër,
përveç pranisë shëndetsjellëse
të Atit tënd.

E do të jem kështu
një lumë i qetë lumturie
për këtë njerëzim,
që si Ti e dua, o Zot!
Shkodër, më 12. 10. 2023