>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Pema E Lumturisë

"Jua thashë këto, që gëzimi im të jetë në ju
e gëzimi juaj të jetë i plotë". (Gjn. 15, 11)

Do të kujdesem
për pemën e bukur të lumturisë
që Zoti ka mbjellë në zemrën time
e s’do të merrem
me ferrat e kopshteve afër.

Lumturia që do të këndoj
brenda mureve të mia
do të jetë thirrje për kthim
për shumë të tjerë.
Shkodër, më 11. 12. 2022