Nikolin Sh. Lëmezhi
Lavdi Ty, O Atë!
Hiri i Atit Qiellor,
të bën të bukur;
mëkati, që vjen nga i ligu
të bën të shëmtuar.
Takimi me Atin
të bën të lumtur,
por nëse ndjek Satanin
ti je i humbur.
Në fakt, nga Ati,
ne jemi krijuar,
që me Të gjithmonë
të rrimë të bashkuar.
Prandaj, o fëmijë,
çdo zemër të gëzojë,
se Jezusi në Kryq vdiq,
që Atin t’na zbulojë!
Së bashku me Atin,
plot me dashuri,
na dhuron pa masë
gjithë Shpirtin e Tij.
Kështu me jetën tonë,
këndojmë ditë e natë:
Lavdi, o Zot Jezus,
lavdi ty, o Atë!
të bën të bukur;
mëkati, që vjen nga i ligu
të bën të shëmtuar.
Takimi me Atin
të bën të lumtur,
por nëse ndjek Satanin
ti je i humbur.
Në fakt, nga Ati,
ne jemi krijuar,
që me Të gjithmonë
të rrimë të bashkuar.
Prandaj, o fëmijë,
çdo zemër të gëzojë,
se Jezusi në Kryq vdiq,
që Atin t’na zbulojë!
Së bashku me Atin,
plot me dashuri,
na dhuron pa masë
gjithë Shpirtin e Tij.
Kështu me jetën tonë,
këndojmë ditë e natë:
Lavdi, o Zot Jezus,
lavdi ty, o Atë!
Shkodër, më 09. 10. 2023
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0