Nikolin Sh. Lëmezhi
Këndo Hareshëm, Bija E Sionit...!
Sofonia 3, 14
O Atë, që banon në mua,
Ati im i shenjtë dhe shumë i dashur!
Ti qofsh lëvduar!
O Atë, që më bëre kaq të lumtur!
Ç’është kjo Heshtje plot jetë,
me të cilën më mbushe?
Ç’është ky hutim, që njerëzimin e ka pushtuar?
Çfarë mund të dëshirojë tjetër
zemra jonë,
përveç pranisë sate shëndetsjellëse?
Oh, Atë, përjetësisht i lumtur dhe i bekuar,
kështu falë Teje,
kam gëzimin e plotë!
Ati im i shenjtë dhe shumë i dashur!
Ti qofsh lëvduar!
O Atë, që më bëre kaq të lumtur!
Ç’është kjo Heshtje plot jetë,
me të cilën më mbushe?
Ç’është ky hutim, që njerëzimin e ka pushtuar?
Çfarë mund të dëshirojë tjetër
zemra jonë,
përveç pranisë sate shëndetsjellëse?
Oh, Atë, përjetësisht i lumtur dhe i bekuar,
kështu falë Teje,
kam gëzimin e plotë!
Lezhë, më 06. 10. 2023
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0