>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Shoshitje

"Mësuesit e Ligjit",
të thonë që ta imitosh Krishtin,
por kur ti e zbaton këtë,
të thonë: "Tash po e tepron,
se duhet të na bindesh neve!".
E gjatë shtegtimit,
dëgjohen zëra të shumtë,
që jehojnë me forcë:
"A do të bëhesh më i shenjtë se Papa?".
E pra, i ndriçuari,
rri zgjuar dhe zbaton Fjalët e Mësuesit:
"Por po vjen koha ˗ e tani është!
˗ kur adhuruesit e vërtetë
do ta adhurojnë Atin
në shpirt e në të vërtetë...". (Gjoni 4, 23).
Të kushtojë sa të kushtojë:
unë do të bëj Vullnetin e Atit,
prandaj edhe jam i lumtur!
Shkodër, më 06. 2023

DËRGOI: