>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Flutura

Një mëngjes nëntori,
mbi një gjethe të zverdhur.
Një flutur e bukur,
kishte rënë e vdekur.

Më kujtohet flutura,
kur ishte e gjallë.
Oh, sa e këndshme,
ç’bukuri e rrallë!

Fluturimi i saj,
sa i kishte hije!
Tek ndalej përmbi lule
si valë dashurie.

Dhe unë e sodisja,
e ndiqja kudo.
Flutura nuk e dinte,
s’më njihte ajo...

Atë mëngjes nëntori,
qielli ishte nxirë.
Natyra mbante zi,
për fluturën e mirë.
Shënkoll, më 20. 11. 1995