>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Pastërtia

"Lum ata që janë të pastër në zemër
sepse do ta shohin Hyjin". (Mt. 5, 8)

Ruan gjithçka
pastërtia e shpirtit
dhe e trupit,
pastërtia e kulluar
e mendjes.
Prandaj Mësuesi tha:
"Lum ata që janë të pastër në zemër
sepse do ta shohin Hyjin". (Mt. 5, 8)
Papastërtia
prish çdo gjë,
ndërsa pastërtia është Hir
dhe angazhim.
E nëse mund të bëj një krahasim:
Është më shumë Hir
sesa sforcim.
Shkodër, më 16. 11. 2022