Nikolin Sh. Lëmezhi
Dhimbja E Pranuar
"...plotësoj në trupin tim
çka u mungon mundimeve të Krishtit...". (Kol. 1, 24)
Jezusi nuk e kërkoi dhimbjen,
as nuk e deshi atë,
por, duke e pranuar me dashuri
e shëlboi mbarë botën.
Do të pranoj si Ai
çdo dhimbje me dashuri
duke u bashkuar
me dhimbjen e Tij,
që në të gjitha ditët e jetës sime,
të shpërndaj pak paqe e lumturi,
sepse dhimbja e pranuar dhe e kapërcyer
është si ari i kulluar
dhe sjell shpëtim e liri.
çka u mungon mundimeve të Krishtit...". (Kol. 1, 24)
Jezusi nuk e kërkoi dhimbjen,
as nuk e deshi atë,
por, duke e pranuar me dashuri
e shëlboi mbarë botën.
Do të pranoj si Ai
çdo dhimbje me dashuri
duke u bashkuar
me dhimbjen e Tij,
që në të gjitha ditët e jetës sime,
të shpërndaj pak paqe e lumturi,
sepse dhimbja e pranuar dhe e kapërcyer
është si ari i kulluar
dhe sjell shpëtim e liri.
Shkodër, më 29. 11. 2022
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 0