>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Kthim

Jam brenda,
këtu ku mahnitshëm
Paqja mbretëron.
Brenda vetes,
dhe kaq,
ku ka pushim,
dhe luftë jashtë.
Me të drejtë
Mësuesi na ftoi të kthehemi:
Kjo është Rruga!
Nga jashtë brenda,
nga larg afër,
nga zhurmë në qetësi,
nga fjalë në Heshtje,
nga dje dhe nesër, tani.
Në fakt,
tani është koha e shpëtimit.
Prandaj jam kaq i lumtur
këtu brenda,
në dhomat e shenjta të Mbretit,
të rrethuar në çdo anë nga Ati.
Oh, Jetë e mahnitshme,
Mister i pashprehshëm,
që Qiellin në tokë sjell,
si shpërblim për këtë ferr.
Shkodër, më 10. 11. 2022