>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Lutje Trinisë Së Shenjtë

Ati ynë,
të adhurojmë Ty,
me krejt qenien tonë,
në shpirt e të vërtetë.

Jezu Krisht,
Gjaku yt hyjnor,
na i pastroi zemrat,
na pajtoi me Ty.

Shpirt i Shenjtë,
eja me pushtet!
Ndriçoji mendjet tona,
na mbush plot me Ty!

O Trini e Shenjtë,
gëzimi i vërtetë!
Të thurim lavdi,
t’bekojmë për këtë Jetë!
Shkodër, më 08. 04. 2009