>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Fshati Im

Oh, sa dashuri
më ngjall ky fshati im!
Me ato shtëpi
e zemrat plot gëzim.

Kujtime të bukura,
nga bota e fëmijërisë.
Sa jetë të lumtura,
në kulm të varfërisë!

U ndala pak çaste,
si në meditim.
Të thur pak vargje,
për ty fshati im.
Blinisht, më 29. 07. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 119.