>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Lutje Për Të Rinjtë

Kuvendi i Parë Katekistik Kombëtar
Rrëshen, 1-8 shtator 1994
O Zot,
Atë i dashur!
T’lutem për t’gjithë adoleshentët,
që t’kenë nji mendje e zemër të qetë.

Të lutem, Jezus
trokit në zemrat e tyne
e shoqnoji në çdo hap të jetës!

Të lutem, Shpirt i Shejtë,
ndriço rrugën e tyne,
që t’mos rrëzohen nga hija e vdekjes!

Të lutem, o Zot,
ata janë të lodhun,
merri për dore
në rrugën e vështirë të jetës!

Amen!
Kur Heshtja flet (versioni gegnisht përshtatur nga Ndrekë Zalli), Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Tetor 2023, f. 28.