Nikolin Sh. Lëmezhi
Le Të Martohemi!
Kur martohen zemrat
jeta shndërrohet
në një burim dashurie të pafund.
Të martohemi është të pranohemi
duke u bërë një me njëri-tjetrin vazhdimisht,
për të jetuar dhe për të shijuar gëzimin e plotë.
Të martohemi
nuk është vetëm bashkim trupash,
por kryesisht bashkim mendjesh
dhe zemrash,
sepse është më e vështirë të duhemi me përzemërsi.
Nuk ka martesë të suksesshme,
nëse më parë nuk jemi martuar me Hyjin,
duke lejuar të mbështjellim
me Hirin e tij shpirtrat tanë:
ëndrrat dhe gëzimet,
të qarat dhe shkurajimet,
krejt botën e brendshme
dhe evolimin e saj.
Martesa jonë do të jetë
si një pemë e shëndetshme
dhe e frytshme
nëse është si një lutje
që bashkon zemrat me të njëjtin qëllim.
Familja është realiteti,
në të cilën Perëndia ka vulosur
përngjasimin dhe shëmbëllesën e vet.
Familja është
mishërimi më i bukur i Trinisë:
Prandaj ajo, në përngjasim të Zotit të vet,
vazhdimisht dhuron Jetë!
jeta shndërrohet
në një burim dashurie të pafund.
Të martohemi është të pranohemi
duke u bërë një me njëri-tjetrin vazhdimisht,
për të jetuar dhe për të shijuar gëzimin e plotë.
Të martohemi
nuk është vetëm bashkim trupash,
por kryesisht bashkim mendjesh
dhe zemrash,
sepse është më e vështirë të duhemi me përzemërsi.
Nuk ka martesë të suksesshme,
nëse më parë nuk jemi martuar me Hyjin,
duke lejuar të mbështjellim
me Hirin e tij shpirtrat tanë:
ëndrrat dhe gëzimet,
të qarat dhe shkurajimet,
krejt botën e brendshme
dhe evolimin e saj.
Martesa jonë do të jetë
si një pemë e shëndetshme
dhe e frytshme
nëse është si një lutje
që bashkon zemrat me të njëjtin qëllim.
Familja është realiteti,
në të cilën Perëndia ka vulosur
përngjasimin dhe shëmbëllesën e vet.
Familja është
mishërimi më i bukur i Trinisë:
Prandaj ajo, në përngjasim të Zotit të vet,
vazhdimisht dhuron Jetë!
Më shumë nga Nikolin Sh. Lëmezhi
Komente 2