Nikolin Sh. Lëmezhi
Të Kushtuarit E Mi
"Dhelprat kanë strofuj e zogjtë e qiellit çerdhe,
kurse Biri i njeriut
nuk ka ku ta mbështesë kryet". (Mt. 8, 20)
Të kushtuarit e mi mbajnë roje
dhe telekamera sepse kanë më pak besim në mua;
të kushtuarit e mi përdorin celularë
sepse përdorin më pak zemrën e tyre për të komunikuar;
të kushtuarit e mi mbështeten shumë tek paraja
sepse kanë pak besim në Provaninë time;
të kushtuarit e mi përdorin makina
sepse kanë pak besim në fjalën time
kur Unë i dërgova dy e nga dy në këmbë
dhe i mësova:
"Mos merrni me vete as qese, as strajcë,
as të mbathura…!";
të kushtuarit e mi kanë banesa të mira,
shumë herë më të mira
se shtëpitë e të varfërve të mi të dashur,
e nganjëherë banojnë në shtëpi luksoze,
kur Unë, Mbreti i tyre,
nuk kisha ku ta mbështesja kokën;
të kushtuarve të mi u dhashë pushtet për të shërbyer
e jo për të sunduar mbi të tjerët.
Ata përdorin petka të çmuara,
ndërsa Unë që jam Mësuesi
dhe Zoti i tyre,
jam njohur gjithmonë e nga të gjithë
si i varfëri i Nazaretit.
Të kushtuarit e mi
kalojnë shumë kohë përpara televizorit,
kurse Unë i ftova që të qëndrojnë në Fjalën time
e të më bëjnë mua shoqëri;
të kushtuarit e mi gjykojnë,
e pra Unë iu dhashë fuqinë
që të falin e të falin vazhdimisht në Emrin tim
mëkatet e bijve të mi.
I dërgova në botë me një mision të qartë:
Të shpallin me vepra e me fjalë,
Dashurinë e pakufi të Atit.
Nuk e di nëse në fundin e kohëve Unë do t’i njoh,
sepse nuk janë kështu Nxënësit e mi!
E megjithatë, Unë po ju them:
Mos i gjykoni të kushtuarit e mi,
por pranojeni mësimin tim:
"…ju duhet t’i dëgjoni
e të zbatoni gjithçka t’ju thonë,
por mos bëni si bëjnë ata". (Mt. 23, 3).
.

Shkodër, më 23. 07. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 113-114
Kur Heshtja flet, Poezi,
Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 113-114
Komente 0