>
LETERSISHQIP
Nikolin Sh. Lëmezhi

Gëzimi I Plotë

"…gëzimi im të jetë në ju
e gëzimi juaj të jetë i plotë". (Gjn. 15, 11)

Derisa njeriu të ketë shije
për të lexuar përralla
dhe libra për fëmijë
ai është i lumtur;
nëse i ka humbur kjo shije,
do të thotë se i ka humbur Hiri
ose dëshira për mëkat.
Në këtë të fundit
qëndron gëzimi i plotë,
për të cilin na ka folur Mësuesi.
Blinisht, më 29. 07. 2022
Kur Heshtja flet, Poezi, Enti Botues 《Gjergj Fishta》, Lezhë, Gusht 2022, 120.