Nikolin Sh. Lëmezhi
Mësim
"Përnjëmend, përnjëmend po të them:
kush nuk lind përsëri prej së larti,
nuk mund ta shohë Mbretërinë e Hyjit". (Gjn. 3, 3)
Merrni mësim tek fëmijët, o njerëz!
Kur ata mësojnë të flasin,
sa herë gabojnë e gabojnë,
e ne qeshim me gabimet e tyre!
Kur mësojnë të ecin,
sa herë e sa herë rrëzohen,
e ne e dimë se ngrihen përsëri,
më të fortë se përpara.
Duke gabuar mësojnë të flasin,
duke gabuar mësojnë të ecin.
Edhe ne kështu:
Duke u rrëzuar, mësojmë…
E ç’mësim nga jeta,
për Jetën!
kush nuk lind përsëri prej së larti,
nuk mund ta shohë Mbretërinë e Hyjit". (Gjn. 3, 3)
Merrni mësim tek fëmijët, o njerëz!
Kur ata mësojnë të flasin,
sa herë gabojnë e gabojnë,
e ne qeshim me gabimet e tyre!
Kur mësojnë të ecin,
sa herë e sa herë rrëzohen,
e ne e dimë se ngrihen përsëri,
më të fortë se përpara.
Duke gabuar mësojnë të flasin,
duke gabuar mësojnë të ecin.
Edhe ne kështu:
Duke u rrëzuar, mësojmë…
E ç’mësim nga jeta,
për Jetën!
Shkodër, më 11. 07. 2022
Poezi, Enti Botues 《Gjergj Fishta》,
Lezhë, Gusht 2022, 91.
Poezi, Enti Botues 《Gjergj Fishta》,
Lezhë, Gusht 2022, 91.
Komente 0